DEBUTIM ME FITORE PËR TRAJERIN PAJAZITI

Fotot: KFKika/fb
Sadat Pajaziti e nis mbarë te Kika, mposhtin Arbërinë
19 February, 2023 @21:07
Ka nisur mbarë aventura e re e Sadat Pajazitit. Si trajner i ri i Kikës ai ka debutuar me fitore në ndeshjen e parë të pjesës pranverore të stinorit, ndërsa ekipi i tij ka mposhtur Arbërinë me rezultat, Kika 3-2 Arbëria [Art Ramadani, Lirian Ferati x2 - Andi Bikliqi, Shuajb Fazliu]. Ramdani u asistua nga Besfort Emini në golin e parë.
Në Agush Isufi të Kamenicës, Arbëria nuk u dorëzua dhe luajti fuqishëm, por golat e Bikliqit dhe Fazliut s’mjaftuan për të shkëptur pikë nxënësit e Ali Osmanit.
Me fitore Kika e gjashta në renditje bëhet me 20 pikë pas 15 ndeshjesh, ndërsa Arbëria e shtata mbetet në 13 pikë.