Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E FUNDIT

Samir Zekiqi zyrtarizohet te KB Peja

Samir Zekiqi zyrtarizohet te KB Peja


6 December, 2022 @19:38

Para pak çastesh Samir Zekiqi, që ditë më parë u nda nga Trepça, është zyrtarizuar si lojtar i ri i KB Pejës.

Me Samirin, Peja ka shtuar cilësi në kontigjentin vendor të ekipit. Zekiqi ditë më parë njoftoi se me marrëveshje u largua nga Trepça.

Për shkak se është lojtar vendor, ai do të duhet të pres përfundimin e afatit kalimtar dimëror për të veshur petkun verdhezi shqiponjave Karagaçit, ndërsa do të jetë i gatshëm për lojë, menjëherë pas mbylljes së afatit kalimtar dimëror.

“Ju njoftojmë se KB Peja ka arritur marrëveshje me lojtarin e kombëtares së Kosovës, Samir Zekiqi. Samiri së fundi ka qenë pjesë e KB Trepçës, ndërsa do të na bashkohet nga afati kalimtar dimëror dhe do të jetë ndihmesë e madhe për trajnerin në sezonën pranverore,” ka shkruar KB Peja në njoftimin e saj.

Samir Zekiqi ka pasur mesatare prej 5 pikësh për ndeshje për mitrovicasit gjatë stinorit deri tash në Superligë, ndërsa ka regjistruar 1.9 kërcime për ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga