ZAN TABAK
Secila ndeshje ka rëndësinë e vetë
19 February, 2021 @11:45
Selektori i Sllovakisë, Zan Tabak, tashmë ka ndeshjen e rëndësisë së veçantë ndaj Kosovës.
Sllovakët duhet të mposhtin Kosovën për të siguruar biletën në raundin tjetër kualifikues për Botërorin 2023.
E Tabak, në një deklaratë të tij për faqen zyrtare të Federatës sllovake kishte parashikuar se edhe ndeshja ndaj Islandës edhe ajo ndaj Kosovës janë të rëndësishme për ekipin dhe nuk duhet marrë ato si të kryera.
Ai ishte pyetur para ndeshjes ndaj Islandës se i tërë fokusi duhet të jetë në përballje ndaj Kosovës.
“Nuk mendoj ashtu. Nuk mendoj se ndeshja ndaj Kosovës është më e rëndësishme. Të dyja ndeshjet janë të rëndësishme,” kishte thënë kroati 50-vjeçar që po drejton Sllovakinë në këto parakualifikime.
E tash, Sllovakia do të duhet të mposhtë Kosovën nesër, për të siguruar kualifikimin.
Sllovakia në ndeshjet e ndërmjetme ka bilans më të mirë sesa Luksemburgu. Ata kishin mposhtur Luksemburgun 73-65, ndërsa në ndeshjen tjetër humbën 77-73.
Fitoren më të thellë Sllovakia në këto parakualifikime e ka shënuar ndaj Kosovës, me 24 pikë dallim, 91-67.
TABELA, GRUPI B:
1. Islanda 4-1
2. Luksemburgu 2-3
3. Sllovakia 2-3
4. Kosova 2-3.