GRUPI A - PARAKUALIFIKUES
E eliminuar, Shqipëria pëson edhe nga Qiproja
18 February, 2021 @19:54
Kuqezinjtë janë mposhtur në përballjen e parafundit parakualifikuese të Grupit A. Shqipëria ka pësuar me 22 pikë dallim nga Qiproja 88-66 pasi që humbi edhe gjasat teorike për tu kualifikuar më tej në gara kualifikuese për Botërorin 2023 të basketbollit.
Pas startit të mirë në çerek të parë, 18-22 dhe të dytit solid 14-12, kuqezinjtë kanë rënë totalisht nga loja në pjesë të dytë të lojës ku me 26-15 dhe 30-17 janë përshëndetur me humbje nga loja.
Stefanos Iliadis ka qenë më efikasi te nikoqirët sonte, duke shënuar 21 pikë e 5 asistime, ndërsa Nikos Stylianou ka dhënë 20 pikë e 6 kërcime në fitore.
Te Shqipëria vetëm dy basketbollistë kanë arritur të shënojnë pikë dyshifrore. Rei Pullazi ka dhënë 17 pikë, 8 kërcime e 3 asistime sonte, derisa Endrit Hysenagolli ka shënuar 10 pikë e 9 kërcime në humbjen e kuqezinjëve.
Përndryshe kjo ka qenë fitorja e parë e Qipros në grup dhe bashkë me Shqipërinë, të dyja skuadrat nuk kanë gjasa kualifikimi, derisa në përballjen tjetër, Portugalia e Bjellorusia siguruan kalimin tutje nga grupi.
TABELA:
1. Portugalia 4-1
2. Bjellorusia 4-1
3. Qipro 1-4
4. Shqipëria 1-4.