EUROBASKET
Serbia pa zgjidhje për McCalebb-in
6 September, 2013 @23:48
Maqedonia ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj përfaqësueses së Serbisë, e cila ishte favorite në këtë ndeshje.
Derbi i dy shteteve ish jugosllave përfundoi me rezultat 89-75 në të mirë të maqedonasve.
Plejmekeri amerikan i natyralizuar, Bo McCalebb, ishte i pandalshëm për serbët. Ai e përmbylli takimin me 27 pikë, derisa kontribut të rëndësishëm dha edhe qendra e Atlandta Hawks, Pero Antic, me 16 pikë dhe 14 kërcime.
Tek Serbia lojtari më i dalluar ishte Danilo Andjusic, i cili realizoi 19 pikë.
Izraeli, pengesë e lehtë për Francën
As pas ditës së tretë të Eurobasketit, Izraeli nuk ka arritur ta shijojë fitoren. Ekipi hebre është mposhtur nga Franca me rezultat të thellë 82-63.
Françezët, të cilët gjatë gjithë ndeshjes ishin dominant në lojë, shënuan fitore të merituar përballë izraelitëve.
Alexis Ajinca ishte koshashënuesi më i mirë i Francës me 13 pikë, ndërsa Lior Eliyahu dhe Omri Casspi, të cilët e përmbyllin takimin me nga 14 pikë secili, nuk arritën ta ndalojnë humbjen e skuadrës së tyre.
Rezultatet e ndeshjeve
Franca | Izraeli | 82 - 63 | |
Maqedonia | Serbia | 89 - 75 |
Tabela e grupit A
1 | Ukraina | 3 - 0 | 6 pikë | |
2 | Franca | 2 - 1 | 5 pikë | |
3 | Belgjika | 2 - 1 | 5 pikë | |
4 | Gjermania | 1 - 2 | 4 pikë | |
5 | Britania e Madhe | 1 - 2 | 4 pikë | |
6 | Izraeli | 0 - 3 | 3 pikë |
Tabela e grupit B
1 | Lituania | 2 - 1 | 5 pikë | |
2 | Letonia | 2 - 1 | 5 pikë | |
3 | Serbia | 2 - 1 | 5 pikë | |
4 | Maqedonia | 1 - 2 | 4 pikë | |
5 | Mali i Zi | 1 - 2 | 4 pikë | |
6 | Bosnja e Hercegovina | 1 - 2 | 4 pikë |