Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - YLLI

Seria e Yllit vazhdon, fiton Bashkimin pas vazhdimeve

Seria e Yllit vazhdon, fiton Bashkimin pas vazhdimeve


18 December, 2022 @19:11

Ylli ka shënuar edhe një fitore në serinë e rreshtuar, duke i bërë nëntë radhazi në Superligë, derisa sonte ka triumfuar në Prizren duke e mposhtur Bashkimin pas vazhdimeve, 78-80 [22-21, 17-24, 21-10, 13-18, 5-7].

Henrik Sirko me 18 pikë ka qenë më efikasi te Ylli, ndërsa nga 17 kanë shënuar Valon Bunjaku e Rashun Davis në fitore. Sirko ka bërë edhe 12 kërcime për të kryer ndeshjen me double-double.

Bashkimi, te të cilët debutoi sonte Samardo Samuels, nuk ka arritur t’i bëj ballë lojës 45-minutëshe, ndërsa më efikasi ka qenë Daniel Lekndreaj me 21 pikë dhe 13 kërcime.

Pas kësaj ndeshjeje, Ylli ka bilanc 9-4, ndërsa Bashkimi 4-10.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga