Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Sevilla shokohet nga Elche

Foto: Twitter

Sevilla shokohet nga Elche


6 March, 2021 @17:56

Sevilla ka humbur rastin e artë që të jetë në hap me Barcelonën dhe Real Madridin në garë për të ndjekur liderin, Atletico Madrid.

Ekipi i Julen Lopetegui u mposht në udhëtim tek Elche, me rezultat 2-1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola ndërsa 20 minuta para fundit Raul Guti shënoi për 1-0, ndërsa disa minuta më vonë ish-sulmuesi i Monaco, Guido Carillo dyfishoi epërsinë e Elche. Pas golave të pranuar Sevilla u këndell dhe intensifikoi sulmet drejt portës, por nuk arritën të shënonin më shumë se një gol përmes Luuk de Jong, gol i cili do të përdoret vetëm për statistika, pasi që në  epilogun e ndeshjes nuk ndikoi.

Sevilla pas kësaj humbje vazhdon të jetë në pozitën e katërt, me 5 pikë më pak se Real Madrid, ndërsa Elche është në pozitën e 17-të, vetëm dy pikë nga zona e rrezikshme.


 
Të gjitha lajmet nga