U21

Shabani flet pas ftesës nga Kosova U21
15 March, 2021 @19:36
Një emër i ri në listën e përzgjedhësit të Kosovës U21, Michael Nees, është edhe ai i mesfushorit të talentuar kosovar të skuadrës FC Struga Trim Lum, Arlind Shabani.
19-vjeçari i cili më parë ka veshur edhe fanellën e Trepçës ‘89, do të grumbullohet për herë të parë me Kosovën U21, megjithëse më parë ka qenë pjesë edhe e Kosovës U19.
Ai ka komentuar ftesën e tij duke folur për faqen zyrtare të klubit nga Struga.
“Kam punuar shumë me klubin ku kemi pas edhe ndeshje mjaftë të mira. Mund të them se edhe e kam pritur këtë ftesë. Do të japi më të mirën nga vetja, shpresoj që do na eci mbarë. Unë e kam përfaqësuar shtetin e Kosovës edhe me U19, mirëpo tashmë përfaqësimi me U21 është një privilegj edhe më i madh. Jam plotësisht i vetëdijshëm se kjo gjë nuk do arrihej pa besimin e klubit dhe stafit të trajnerëve te skuadra e Struga Trim Lum, ndaj dhe shfrytëzojë rastin t’i falënderojë për besimin e dhënë”, tha ai.
Shabani këtë stinor ka 16 paraqitje me Strugën në kampionatin elit të Maqedonisë Veriore.