MITCHELL / GOBERT
Shërohen dy lojtarët e Utah Jazzit
27 March, 2020 @22:11
Dy yjet e skuadrës Utah Jazz, Donovan Mitchell dhe Rudy Gobert, që ishin të sëmuar nga coronavirusi, janë shëruar plotësisht.
Lajmin e bëri të ditur NBA në web faqen e saj, derisa edhe Mitchell e postoi gëzimin e tij në llogarin personale në Twitter.
Në NBA deri më tani ishin infektuar 14 lojtarë nga coronavirusi.