Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË

Shija e hidhur e fitores së ikur

Shija e hidhur e fitores së ikur


Shkruan: Blerim MYFTIU

4 September, 2016 @10:23

Transformimi brenda 4 ditësh dhe beteja kokë më kokë me një ekip solid është shpresëdhënës; mësimi nga gabimet është urti.

Për herë të parë në histori, publiku kosovar pati mundësinë që të jetë dëshmitar i një ngjarjeje kulmore basketbollistike. Privilegji i takoi Mitrovicës dhe palestrës së saj simpatike për t’u dhënë krahë “dardanëve” në rrugëtimin e tyre historik drejt Eurobasketit 2017. Para 4 netësh nuk patëm një debutim të këndshëm, humbja prej 45 pikësh ishte tejet shqetësuese, por më e rëndësishmja e asaj nate ishte se akulli qe thyer. Trajneri Krasniqi dhe lojtarët thoshin se humbja e Sllovenisë kishte mbetur prapa, tingëllonin si deklarata klasike. Por, ajo që pamë në fushë të shtunën mbrëma vërtetoi se ekipi ynë ishte këndellur dhe makthin e shkeljes në skenën botërore e kishte hedhur nga supet e veta.

Kosova e arriti epërsinë e parë në histori duke i shënuar pikët e para. Ukrainasit kapën 2-3 kërcime fillestare në sulm, gjë që paralajmëronte një skenar të ngjashëm si në Lubjanë. Mirëpo, në minutat e parë ishim ne ata që e shfrytëzuam trapezin më mirë dhe në këtë periudhë loje u shquan Justin Doellman dhe Fisnik Rugova që e mbajtën Kosovën në hap. Në krahasim me ndeshjen kundër Sllovenisë, aksionet ishin më të gjata, më të rrjedhshme dhe medoemos topi përfundonte te dyshja e lartpërmendur, e cila mungesën e gjatësisë e kompensonte me trimëri dhe luftim. Prandaj, Fisniku dukej shumë më i guximshëm dhe shkaktoi shumë probleme qendrave ukrainase. Në saje të kësaj arritëm që çerekun e parë ta përmbyllim me barazim 17:17.

Përmirësimi tjetër i dukshëm ishte dyfishimi i lojtarëve në mbrojtje. Duke pasur mungesë centimetrash në trapez, nevojitet që ndihma nën kosh të vijë më shpejt dhe rotacioni i lojtarëve të jetë më i shpejtë. Ky u arrit shumë mirë gjatë tërë lojës. Çerekun e dytë e filluam duke bërë shumë personale, me ç’rast hymë në bonus që pas 3 minutash. Kurse ukrainasit, faulin e parë e bënë në minutën e gjashtë. Fisnik Rugova u detyrua të largohet herët për t’u ruajtur për fund, Dardan Berisha u mbulua shumë mirë. Ukrainasit ushtruan presion në tërë fushën, prandaj sjellja e topit në gjysmën kundërshtare u vështirësua dukshëm. Për shkak të largimit të Rugovës dhe pamundësisë së Sinanit që të ballafaqohet me Fesenkon dhe Kravtsovin, u detyruam që minutat e fundit të çerekut të dytë të luajmë pa qendër dhe detyrimisht të kalojmë në mbrojtje zonale. Mirëpo, ukrainasit ishin edhe më të tmerrshëm në saktësinë për 3 pikë, duke shënuar 3 nga 29 tentime. Vlen të përmendet kontributi i lartë në mbrojtje i Yll Kaçanikut dhe i Granit Rugovës.

Pas përmbylljes në epërsi të pjesës së parë me 34:32, çerekut të tretë filluam me seri negative prej 0:10. Ukrainasit dy herë arritën në epërsinë prej +8 pikësh, por që të dy herë arritëm ta anulojmë. Në çerekun e tretë i shënuam pothuajse të gjitha treshet (i kishim vetëm 6 në tërë lojën) dhe arritëm ta mbajmë hapin. Berisha ishte pothuajse tërë kohën jashtë për shkak të lëndimit, Doellman ishte i disponuar, kurse Granit Rugova dhe Drilon Hajrizi në shumë sulme shërbyen si dinamo. Hajrizi ishte ai që e organizonte lojën, kurse Sina, si edhe në periudhën e katërt, luante më shumë në dysh. Në këtë çerek hasëm sërish në probleme me gjatësinë nën kosh dhe ukrainasit disa sulme përfunduan me ngulitje apo alley-oop.

Në çerekun e fundit, gjithçka shkoi në ekuilibër deri në pesë minutat e fundit. Por, në fund u shfaqën shenjat e lodhjes. Hajrizit dhe Doellmanit që kaluan rreth 34 minuta në parket iu shterr energjia, Sina nuk arriti që të hyjë në serinë e shënimeve, kurse Berisha i rikthyer nga lëndimi i vetullës nuk e kishte ditën duke mos shënuar asnjë tresh nga 4 tentimet. Fisnik Rugova për shkak të 4 personaleve u detyrua të luante me kujdes të shtuar kështu që i humbën mundësitë për kontakt më të afërt. Në fund nuk arritëm të shënonim pikë domethënëse në 3 minutat e fundit. Aksionet e bazuara në aftësitë individuale të Berishës dështuan dhe e humbëm dalëngadalë hapin.

Kosova, besoj për befasinë e shumëkujt, u paraqit më mirë se ç’pritej. Në fund munguan alternativa më të qarta në sulm dhe me gjasë ajo përvoja e zhvillimit të ndeshjeve kulmore, e cila përvojë do të arrihet me kohë. Porosia më e mirë, që pas ndeshjes së dytë, është se Kosova arriti t’i bëjë ballë dhe të luajë kokë më kokë një ekipi që në historinë e saj 25-vjeçare të ekzistimit si shtet i pavarur ka qenë pjesëmarrëse në 7 kampionate evropiane dhe në kampionatin e fundit botëror para 2 vitesh.


ZYRTARE

Drilon Hajrizi te Prishtina

FBK Superliga/Balkan League

Drilon Hajrizi te Prishtina

04/09/16 @ 10:10

PËRFAQËSUESJA

Fitorja historike ikë nga dora

Përfaqësuesja/Eurobasket

Fitorja historike ikë nga dora

03/09/16 @ 21:49

PËRFAQËSUESJA - LIVE

Përfundon ndeshja

Përfaqësuesja/Eurobasket

Përfundon ndeshja

03/09/16 @ 21:46

EUROBASKET KUALIFIKIMET

Shqipëria e pafuqishme për Malin e Zi

Eurobasket/International

Shqipëria e pafuqishme për Malin e Zi

03/09/16 @ 20:47

RIVALËT E GRUPIT

Sllovenia i shpëton befasisë

Eurobasket

Sllovenia i shpëton befasisë

03/09/16 @ 18:58

VERDHEZI

Peja kthen Mirzën

FBK Superliga/Balkan League/Transfere

Peja kthen Mirzën

03/09/16 @ 16:22

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (35)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (35)

19/05/24 @ 09:08

HAZROLLAJ ME 4 GOLA!

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

FFK Superliga

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

18/05/24 @ 21:30

NIKLI GJEN DISI FITOREN

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

FFK Superliga

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

18/05/24 @ 18:53

PËRMIRËSOJNË GOL-DALLIMIN

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

FFK Superliga

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

18/05/24 @ 18:25

NË MOMENT TË RËNDËSISHËM

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

FFK Superliga

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

18/05/24 @ 18:09

BALLKANI FITON TITULLIN NË SHTËPI TË NDJEKËSIT KRYESOR

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

FFK Superliga

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

18/05/24 @ 17:43

GRUPI A - ZVICRA

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

Evropiani

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

17/05/24 @ 11:24

VIDEO

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

FBK Superliga

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

17/05/24 @ 00:00

MË I MIRI I NDESHJES

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

FBK Superliga

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

16/05/24 @ 23:17

GRUPI E - UKRAINA

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

Evropiani

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

16/05/24 @ 22:30


 
Të gjitha lajmet nga