UNICS KAZAN-BARCELONA
Shkëlqen Doellman, fiton Barcelona
14 October, 2016 @21:33
Në ndeshjen e parë të stinorit të ri të Euroleagues, Barcelona e udhëhequr nga Justin Doellman, shënoi fitore ndaj Unics Kazanit me rezultat 63-69.
Basketbollisti me pasaportë kosovare shënoi 23 pikë, realizoi 2 asistime e kapi 5 topa nën trapez, duke qenë lojtari më i mirë i ndeshjes nga të dyja skuadrat.
Për Barcelonën paraqitje të mirë zhvilloi edhe Navarro me 13 pikë, ndërsa te vendasit u dallua Langford me 14 pikë të shënuara.