NGA ÇAIRI
Shkupi mposht Karposin
12 March, 2018 @8:34
Skuadra e Shkupit, në përballjen e zhvilluar në fundjavë ndaj Karpos Sokolit ka triumfuar me rezultat 107-91, duke regjistruar kështu fitoren e tretë të stinorit dhe duke shtuar gjasat për një stinor tjetër në elitën e basketbollit të Maqedonisë.
Dallimi kryesor në ndeshje u bë në kërcime, ku Shkupi kapi 56 sosh gjatë ndeshjes e Karposi vetëm 25, për rezultatin përfundimtar me 16 pikë dallim.
23 pikë dhe 13 kërcime për Shkupin i shënoi Abiodun Adegoke, ndërsa 21 të tjera i shtoi ish-lojtari i Trepçës, Jordan Reed, që gjithashtu regjistroi edhe 13 kërcime.
Pas 18 xhirove të zhvilluara, Shkupi ka bilanc 3-15, ndërsa Karpos 5-13. E fundit në klasifikim është Strumica me 2-16, ndërsa i pari, Rabotnicki me 17-1.
Xhiron që vjen, Shkupi luan me Strumicën, në ndeshjen që mund të vendos shumëçka.