EUROBASKET 2017
Shqipëria dhe Kosova në vazon e njëjtë për Eurobasket
20 January, 2016 @16:28
FIBA Europe sot ka bërë të ditur vazot para hedhjes së shortit për grupet kualifikuese të kampionatit europian, Eurobasket 2017.
27 skuadra të ndara në katër vazo, do të tërhiqen me short në shtatë grupe të ndryshme.
Kështu, Kosova, e cila do të garojë për herë të parë në historinë e saj në kualifikime për Eurobasket, e ka gjetur veten në vazon e katërt, sikurse edhe Shqipëria dhe shtetet e tjera si Portugalia, Danimarka, Luksemburgu dhe Qipro.
Ndeshjet e kualifikimeve për Eurobasket 2017 do të zhvillohen nga 31 gushti deri më 17 shtator të këtij viti, ku do të luftohet për 11 biletat e mbetuar për ta siguruar europianin, pasi që 13 shtete të tjera tashmë e kanë të sigurtë pjesëmarrjen në këtë eveniment.
Eurobasket 2017 do të organizohet në Finlandë, Izrael, Rumani dhe Turqi, ndërsa përveç këtyre shteteve kualifikimin e sigurtë e kanë edhe Spanja, Lituania, Kroacia, Republika Çeke, Franca, Greqia, Italia, Letonia dhe Serbia.
Shorti për kualifikimet e Eurobasket 2017 do të tërhiqet të premtën (22 janar) në Munich të Gjermanisë.
Vazot për short
Vazoja e parë | Vazoja e dytë | Vazoja e tretë | Vazoja e katërt |
Polonia | Estonia | Austria | Portugalia |
Sllovenia | Holanda | Suedia | Danimarka |
Belgjika | Ukraina | Bjellorusia | Luksemburgu |
Gjeorgjia | Bosnja dhe Hercegovina | Zvicra | Qipro |
Rusia | Islanda | Bullgaria | Shqipëria |
Gjermania | Hungaria | Britania e Madhe | Kosova |
Maqedonia | Mali i Zi | Sllovakia |