NË KARAGAÇ MBYLLET FAZA I

BOROZANI/Arkiv/ Edrin Shkuliqi
Peja sonte mbyll fazën e parë
20 January, 2016 @10:12
Peja, që është fituesja e Grupit B të BIBL, do të mbyll sonte fazën e parë grupore të kësaj gare, në ndeshje me ekipin malazias, Lovçen.
Peja është duke e kërkuar fitoren e shtatë me radhë në Balkan League, ndërsa Lovçen pa marrë parasysh rezultatin do të zhvillojë ndeshje shtesë për tu kualifikuar në fazën e dytë.
Deri më tani Peja ka zyrtarizuar përforcimin Nicholas Covington, i cili nuk dihet nëse do të debutojë sonte, derisa “Karagaçi” në anën tjetër pritet të jetë përplotë me publikun vendas.
Zoran Mitrovski, Aleksandar Pavlov dhe Alija Ferevski janë referë të ndeshjes që nis nga ora 19e30 sonte.