Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI B: SHQIPËRIA - SPANJA

Humbje minimale nga Spanja, Shqipëria eliminohet nga EURO2024

FOTO / UEFA

Humbje minimale nga Spanja, Shqipëria eliminohet nga EURO2024


24 June, 2024 @22:40

Kombëtarja e Shqipërisë duke u mposhtur prej Spanjës në ndeshjen e tretë të GRUPIT B me rezultat 0-1, është eliminuar nga EURO 2024, duke mbetur me 1 pikë pas 3 ndeshjeve të luajtura.

Ndonëse zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, e në fund sulmoi vrullshëm për ta gjetur golin e barazimit, Shqipëria u detyrua të pajtohet me humbje minimale, ndaj një Spanje që sonte pati 10 ndryshime në formacionin startues, duke qenë se 1/8 e finales veçse e kishte siguruar.

Që në minutën e 13’, mbrojtja shqiptare ra dhe spanjollët shënuan përmes Ferran Torresit, që mjeshtërisht shënoi prej krahu të djathtë. Ky doli të ishte goli i vetëm i ndeshjes.

Ndër të tjera, kombëtarja e Shqipërisë iu afrua golit në minutën e 64’, pas goditjes së Armando Brojës, por goditja e tij u prit përsëri nga Raya.

TABELA PËRFUNDIMTARE / GRUPET EURO 2024

Edhe në minutat e fundit të takimit, Shqipëria provoi disa herë që ta gjente golin, por asnjëherë mjaftueshëm që ta çojë topin në rrjetë.

Kështu, Shqipëria e mbyllë “grupin e vdekjes” me 1 pikë ndaj Kroacisë dhe me dy humbje minimale ndaj gjigandëve si Italia e Spanja, dy shtetet e vetme që kalojnë në 1/8 e finales nga ky grup.


 
Të gjitha lajmet nga