FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria-Moldavia, 11-shet startuese
17 June, 2023 @19:52
Selektori brazilian i Shqipërisë, Sylvinho, ka vendosur përfundimisht për 11-shen e dytë të tij në ndeshje zyrtare kualifikuese, pas asaj të humbur ndaj Polonisë në mars.
Kështu, Shqipëria në përballjen e parë si vendase në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024 ndaj Moldavisë do të del me një 4-3-3 ofanzive duke parë emrat e mesfushorëve, ndërsa portën ia beson Etrit Berishës.
SHQIPËRIA XI: Etrit Berisha; Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Mario Mitaj; Ylber Ramadani, Nedim Bajrami, Keidi Bare; Myrto Uzuni, Jasir Asani dhe Sokol Cikalleshi.
MOLDAVIA XI: Railean; Mudrac, Posmac, Craciun, Revenco, Reabciuk; Baboglo, Rata, Motpan; Damascan, Nicolaescu. ◼️