Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇEKIA - SHQIPËRIA

Shqipëria mposhtet në Pragë, humbja e dytë në tri ndeshje

FOTO / FSHF

Shqipëria mposhtet në Pragë, humbja e dytë në tri ndeshje


11 October, 2024 @23:03

Në Pragë të Çekisë, sonte Shqipëria u mposht nga Çekia vendase me rezultat 2-0 në ndeshjen e tretë të Grupit B1 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Çekia që në minutën e tretë kaloi në epërsi përmes Tomas Chory, ku mbrojtja e Shqipërisë nuk arriti ta largojë topin brenda zonës dhe kështu pësoi që në fillim të ndeshjes.

Më të rrezikshëm përgjatë ndeshjes ishin vendasit, ndërsa kombëtarja e Shqipërisë rastin më të mirë për të barazuar e kishte përmes Jasir Asanit 52’, por nga afërsia ai gjuajti mbi portë

Në minutën e 63’, përsëri në skenë doli Tomas Chory, i cili shënoi me kokë dhe e vulosi fitoren pas një harkimi të Vladimir Coufal. Kështu, ndeshja u mbyll 2-0.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte humbja e dytë në tri ndeshjet e grupit për Shqipërinë, derisa me një fitore për momentin vendoset në pozitën e fundit të grupit, tashmë me gjasa edhe më të vogla për ta fituar këtë grup.

Në anën tjetër Çekia me 6 pikë, aq sa ka edhe Gjeorgjia, gjendet në pozitën e dytë.

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria e luan më 14 tetor si mysafire e Gjeorgjisë me fillim nga ora 18:00.


 
Të gjitha lajmet nga