INFORMATORI I ÇEREKFINALES SË KUPËS
Shqiptohen gjobat pas ndeshjes Rahoveci-Trepça
2 February, 2017 @15:44
Ndeshja e fundit çerekfinale e Kupës së Kosovës në basketboll e zhvilluar mes Rahovecit dhe Trepçës ka qenë e vetmja ku Komesari i Garave ka pasur punë për të shqiptuar gjoba.
Ndeshjet Ylli-Prishtina, Bashkimi-Vushtrria dhe Drita-Peja, kanë kaluar pa asnjë lloj problemi, bile as pa gabime teknike.
Ndërsa te Rahoveci - Trepça janë shqiptuar këto dënime:
1. KB Rahoveci - 300 euro, për shkak të ndezjes së fishekzjarreve në çerekun e katërt të ndeshjes.
2. Jeton Nixha, trajner i KB Rahoveci - 150 euro, gabim teknik i përsëritur.
3. Samir Zekiqi, basketbollist i KB Trepça - 50 euro për shkak të gabimit teknik.
4. Dimitris Papadopoulos, trajner i KB Trepça - 75 euro, gabim teknik.
Në Final Four të Kupës janë kualifikuar Sigal Prishtina, Peja, Bashkimi dhe Trepça. Final Four këtë vit do të zhvillohet në Mitrovicë, prej 17 deri më 19 shkurt 2017. Mbrojtës i trofeut të Kupës së Kosovës është Sigal Prishtina.