CELTICS vs RAPTORS
Vazhdon shkëlqimi i Bostonit
2 February, 2017 @8:27
Në përballjen e dy kundërshtarëve direkt për pozitën e dytë në Konferencën Lindore, Boston Celtics dhe Toronto Raptors, fitues doli skuadra e Bostonit që e mposhti Toronton me rezultat 109-104.
“Keltët” u rikthyen nga disavantazhi prej 18 pikëve gjatë ndeshjes, ndërsa rolin kryesor në fitoren e Bostonit e luajti përsëri Isaiah Thomas.
Thomas shkëlqeu me 44 pikë (19 në çerekun e fundit) dhe i bëri 7 asistime, për t’ia sjellë fitoren skuadrës së tij.
Ndërsa në anën tjetër në mungesë të yllit DeMar DeRozan, basketbollisti tjetër i rëndësishëm i skuadrës Raptors, Kyle Lowry, luajti me 32 pikë, që nuk mjaftuan për të arritur fitore ekipi.
Kjo ishte fitorja e pestë me radhë për Bostonin, derisa i kanë 18 humbje dhe gjenden në pozitën e dytë në Konferencën Lindore.