Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TURQI

Shtrihet në spital Falcao

Foto:Google

Shtrihet në spital Falcao


11 April, 2021 @16:23

Sulmuesi kolumbian Radamel Falcao, është dashur të shtrohet në spital pasi pësoi një goditje në kokë gjatë seancës stërvitore të Galatasaray këtë të dielë.

Ishte një përplasje koke me Kerem Akturkoglu, i cili nuk pësoi lëndim dhe është vetëm nën vëzhgim mjekësor, ndërsa sulmuesi kolumbian është lënduar.

Përmes një deklarate, klubi ka raportuar situatën:

“Pas një përplasje koke në stërvitje, një nga lojtarët tanë u lëndua. Radamel Falcao, ekzaminimet e të cilit u kryen në spitalin tonë sponsor Ulus Liv, u diagnostikua me një frakturë në kockat e fytyrës”

Përveç kësaj, Galatasaray ka konfirmuar se shkalla e dëmtimit lejon një ndërhyrje kirurgjikale nën anestezion, për të cilën ata nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme. Pritet që një raport i ri mjekësor do të lëshohet në orët e ardhshme.


 
Të gjitha lajmet nga