NJË DITË PARA NDESHJES, CAKTOHET TERMINI I RI

Foto: FCBallkani/fb
Shtyhet ndeshja e Kupës
17 November, 2022 @0:04
Përballja e Kupës së Kosovës e vlefshme për 1/16 e finales, ndërmjet Phoenixit të Banjës së Pejës dhe kampionit të Superligës, Ballkanit, është shtyer.
Fillimisht ndeshja ishte paraparë të zhvillohej të enjten më 17 nëntor 2022 me fillim prej orës 12:00, mirëpo pasi që Ballkani ka liruar katër futbollistë të ekipit për ndeshjet e kombëtares së Kosovës, përballja është shtyer për një javë.
Ndeshja Phoenix - Ballkani me termin të ri do të zhvillohet më 24 nëntor me fillim prej orës 12:00 në stadiumin me bar sintetik në Vitomiricë.
FFK kishte bërë të ditur se ekipet që kanë mbi dy lojtarë të ftuar nga përfaqësueset e Kosovës (duke llogaritur edhe grupmoshat) mund të shtyejnë ndeshjet për terminin e radhës.