PËR NJË ORË

Shtyhet Rahoveci-Prishtina
11 March, 2018 @16:18
Përballja e Superligës që është dashur të nis në ora 17:00 ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës sot, është shtyer për një orë, pasi që zyrtarët e ndeshjes nuk do të mund të arrijnë në kohën e caktuar për fillim.
Kështu, ekipet në koordinimin me FBK-në kanë rënë dakord që ndeshja të nis sonte me një orë vonesë, pra prej orës 18:00.