PRISHTINA
Shuan spekulimet, konfirmon qëndrimin
9 February, 2019 @13:15
Në konferencën e sotme të KB Prishtinës, para mediave foli edhe Damir Mulaomerovic, kryetrajneri i Prishtinës.
“Unë do të mungoj për arsye personale për disa ditë, mirëpo absolutisht që do të rikthehem dhe do të jem këtu për ‘festivalin e basketbollit’, gjatë të cilit do të zhvillojmë shumë ndeshje. Spekulimet për largimin tim janë të pavërteta dhe unë edhe më tutje mbetem trajner i Prishtinës.
Gjithashtu, shfrytëzoj rastin të falënderoj edhe shikuesit për përkrahjen e vazhdueshme ndaj klubit. Ata me të vërtetë janë një ndihmë e madhe.” - u shpreh Mulaomerovic, përcjell TopSporti.com.
Siç dihet, Prishtina nën drejtimin e trajnerit në fjalë arriti suksesin historik, kalimin në 1/8 e finales në FIBA Europe Cup.