CSKA MOSKA - REAL MADRID
Ndeshja u vendos në sekondat e fundit
8 February, 2019 @20:31
Përkundër se CSKA Moska kishte marrë epërsinë me lojë të mirë në çerekun e tretë 30-21, për të përgjithshmen 64-61, dueli derbi i Euroligës është përcaktuar pak sekonda para fundit.
Kanë qenë gjuajtjet e lira të Daniel Hackettit që i kanë dhënë epërsinë 81-78 CSKAs, ndërsa në tentimin e fundit të Realit 6 sekonda para fundit të ndeshjes, Jaycee Carroll dështoi të shënojë treshen për të barazuar duelin.
Kjo bëri që në sekondat e mbetura CSKA të fitojë edhe një faul, ku Will Clyburn shënoi vetëm të parën për përfundimtaren 82-78 [22-20, 12-20, 30-21 dhe 18-17].
Në lojë Nando De Colo me 21 pikë (2/5 për tre pikë), 4 asistime dhe 3 kërcime ka qenë më i dalluari në fitoren e ekipit që drjetohet nga Dimitris Itoudis.
Hackett shënoi 14 pikë (3/4 për tre pikë) në fitore, ndërsa 15 të tjera i shtoi Cory Higgins, për fitoren e 17 të CSKAsë dhe barazimin me pikë me Real Madridin në klasifikim.