SKEMA E FIBA EUROPE CUP 2018/19
Rruga e Prishtinës deri në finale
7 February, 2019 @14:35
Me tërheqjen e shortit në Mynhen sot, ku Prishtina kuptoi kundërshtarin e së tetës së finales së FIBA Europe Cup [Varese], është kuptuar edhe rruga që e pret Prishtinën deri në finale të kësaj gare.
Kështu, nëse bardhekaltërit do të mund të vazhdojnë të befasojnë në FIBA Europe Cup 2018/19 pas Vareses do të ndeshen me fituesin e duelit Groningen - Oostende, si duel në çerekfinale të garës.
Pastaj në gjysmëfinale do të presin më të mirin e dueleve Wurzburg - Avtodor Saratov vs. Ironi Ness Ziona - Bakken Bears, për të luftuar për finalen e garës.
Rivalët e njohur
Prishtina ka luajtur me Groningenin në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve të basketbollit, ku është eliminuar pas dy ndeshjeve. Prishtina kishte mposhtur Groningenin 84-64 në ndeshjen e parë, ndërsa ishte deklasuar në Holandë 55-80 për të rënë nga kjo garë dhe për të vazhduar rrugëtimin në FIBA Europe Cup.
Ndërsa Wurzburgun e ka pasur në Grupin I këtë stinor, ku është mposhtur në të dyja ndeshjet. Njëjtë sikurse edhe nga Bakken Bearsi danez, që e kishte pasur në fazën e parë grupore të FIBA Europe Cup.