AMERIKANI I PRISHTINËS
Ekipi i Bundesligës zyrtarizon Kyan Andersonin
8 February, 2019 @14:55
Basketbollisti që i ndihmoi Prishtinës për të arritur historinë e basketbollit kosovar, duke u kualifikuar në TOP 16 të FIBA Europe Cup, Kyan Anderson, para pak çastesh është zyrtarizuar te ekipi i Bundesligës gjermane, mediBayreuth.
Anderson që erdhi në fillim të stinorit te Prishtina ka qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar të ekipit në gara ndërkombëtare, derisa ka pasur mesatare impresive aty.
Amerikani te Prishtina luajti me mesatare prej 25:18 minuta në Superligë ku shënoi 10.9 pikë, 3.3 kërcime, 6.6 asistime dhe 1.3 topa të rrëmbyer.
Ndërsa në FIBA Europe Cup ai luajti mesatarisht 31:30 minuta për ndeshje, duke shënuar 13.1 pikë për ndeshje, 3.6 kërcime, 6 asistime dhe 1 top të rrëmbyer.
Anderson 26 vjeç ka nënshkruar kontratë me ekipin që ka bilanc 9-8 në BBL deri në fund të stinorit ka bërë të ditur faqja zyrtare e Bayreuth.