PRISHTINA
KB Prishtina, konferenca e sotme për shtyp
9 February, 2019 @12:57
Me fillim nga ora 12:00, sot skuadra e Prishtinës në basketboll mbajti një konferencë për shtyp, në të cilën i pranishëm ishte edhe TopSporti.
Drejtuesit e klubit kryeqytetas folën arritjen historike në FIBA Europe Cup si dhe qartësuan disa gjëra në lidhjet me spekulimet e ditëve të fundit.
“Ndeshja ndaj ekipit italian të Vareses në kuadër të FIBA Europe Cup do të jetë e madhe dhe e rëndësishme, pasi që siç dihet, ne po flasim për një kundërshtar që ka qenë 10 herë kampion i Italisë, prandaj rëndësia e ndeshjes është mjaft e madhe. Merita për këtë kualifikim ka edhe tifozëria, e cila ishte fantastike në ndeshjen e fundit dhe padyshim që na dha një shtytje drejt fitores.
RRUGA E PRISHTINËS PËR NË FINALE
Do të tentojmë të përgatitemi sa më mirë për këtë duel, që do të jetë historik për basketbollin tonë.
Sa i përket spekulimeve, duam të konfirmojmë që trajneri Mulaomerovic nuk do të largohet, ai mbetet edhe më tutje pjesë e Prishtinës, ndërsa nga skuadra janë larguar zyrtarisht Mayfield dhe Anderson. Mayfield është larguar me marrëveshje të përbashkët, kurse Anderson ka qenë me kontratë buy-out te ne dhe ekipi gjerman i mediBayreuth ka ofruar shumë më shumë se ne, prandaj ne ishim të pafuqishëm financiarisht që ta ndalim atë të qëndrojë te ne.
Dy lojtarëve të larguar iu urojmë shumë suksese, ndërsa brenda javës pritet ta zyrtarizojmë një përforcim në pozitën 1, ndërsa synojmë përforcim edhe në pozitën 4, që të jemi sa më të gatshëm për ndeshjen ndaj Vareses.” - u tha në konferencën për shtyp të klubit kryeqytetas, përcjell TopSporti.com.