Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEBUTIMI I DAJUAN GRAF

Si debutoi Dajuan Graf te Ylli?

Foto: KBYlli/fb

Si debutoi Dajuan Graf te Ylli?


17 March, 2022 @14:15

Basketbollisti i ri i Yllit, Dajuan Graf, regjistroi paraqitjen e parë të tij me ekipin e ri.

Graf, prej të cilit pritet shumë në pjesën përfundimtare të stinorit, ku Ylli po synon t’i mbrojë titujt e fituar në stinorin e kaluar — titullin kampion të Kosovës dhe atë të Ligës Unike, ka debutuar për suharekasit në ndeshjen e Ligës Unike ndaj Tiranës.

Përballja që u zhvillua në 13 qershori të Suharekës kaloi lehtë për Yllin, ndërsa amerikani Graf që ka bërë karrierë në Kroaci, Bundesliga 2 dhe së fundi në kampionatin elit të Ukrainës ka debutuar me pak pikë të shënuar, por ka kryer atë punë që më së shumti po kërkohet nga trajneri Adis Beciragic.

Graf ka shënuar 2 pikë afro 30 minutat e fituara dje nga trajneri i tij, ndërsa ka bërë 10 asistime, 4 kërcime, si dhe ka rrëmbyer dy topa nga kundërshtari gjatë lojës. Ai gjithashtu ka regjistruar edhe një bllokadë ndaj kundërshtarit në këtë përballje, për të kompletuar ndeshjen me indeks efiçence, 12 — që e bën atë të ketë pasur një paraqitje solide në debutim.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike