Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

Si debutoi Edgar Garibay me Pejën në Superligë?

Si debutoi Edgar Garibay me Pejën në Superligë?


14 January, 2022 @13:57

Basketbollisti i ri i Pejës, që po pritet të shpërthejë në vazhdim të këtij edicioni në Kosovë, Edgar Garibay, ka debutuar dje me ekipin e tij në përballjen ndaj Bashkimit të Prizrenit në Karagaç.

Qendra meksikane ka fituar pak më shumë se 13 minuta lojë në këtë ndeshje nga trajneri Semsettin Bas, ndërsa në këto minuta ai ka luajtur me indeks efiçence, 2.

Garibay që ka marrë numrin 16 në fanellë të tij te Peja, ka shënuar 4 pikë mbrëmë me tentime 2/5 ndërsa për tri pikë ka shutuar dy herë, duke mos qëlluar asnjërën.

Ai gjithashtu ka regjistruar dy kërcime në mbrojtje dhe një asistim përgjatë këtyre minutave.

Dueli i radhës për Pejën është ndaj Prishtinës në derbin e madh të basketbollit kosovar, që luhet të shtunën me fillim prej orës 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga