NEW PLAYER @ SUPERLEAGUE

Si debutoi përforcimi i ri i Prishtinës Da’Quan Cook?
19 February, 2022 @11:13
Disa momente para loje e zyrtarizuan në rrjete sociale, pasi që lojtari veçse kishte ardhur dhe ishte pjesë e ndeshjes.
I regjistruar dhe me të drejtë loje, Da’Quan Cook ende i paambientuar mirë debutoi në një duel derbi të ekipit të tij të ri, ndërsa shijoi atmosferën e basketbollit të Kosovës që në sekondat e para të ndeshjes në Minatori.
Përndryshe, për shkak të lojës së zgjatur, që u detyrua të shkonte në vazhdime, ai fitoi 11-minuta lojë në përballje, ndërsa shënoi 2 pikë, 4 kërcime, 1 bllokadë dhe 1 top të rrëmbyer për ekipin e tij.
Me këtë ai u bë lojtari me indeks më të mirë të ndeshjes prej lojtarëve të Prishtinës që hynë në lojë nga banka dje.
HIGHLIGHTS: Trepça - Prishtina