MILOT RASHICA
Si e kaloi Rashica stinorin 2018/19 në Bundesligë?
19 May, 2019 @13:06
Me ndeshjet e luajtura dje, përfundoi stinori 2018/19 në Bundesligë.
Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, kaloi një stinor fantastik me Werder Bremenin.
Skuadra Werder Bremen e përfundoi stinorin në pozitën e tetë, fatkeqsisht jashtë garave evropiane, me 14 fitore 11 barazime e 9 humbje, grumbulluan 53 pikë dhe i shënuan 58 gola.
Milot Rashica luajti në 26 ndeshje në Bundesligë, prej të cilave në 19 herë ishte startues për Bremenin, derisa shënoi 9 gola dhe i bëri 5 asistime. 22 vjeçari gjatë tërë stinorit u ndëshkua vetëm një herë me karton të verdhë.