KOMBINIMET KUALIFIKUESE
Si kualifikohet Prishtina?
26 November, 2015 @10:51
Sigal Prishina ka lënë gjithçka të vendoset në ndeshjen e fundit kur përballet me AEK Larnacan në Prishtinë, në kuadër të FIBA Europe Cup, por jo gjithçka është në dorë të saj.
Energia rumune ka siguruar fazën e dytë, ndërsa Sigal Prishtina, AEK Larnaca dhe Astana kanë bilanc të njejtë - 2 fitore e 3 humbje.
KOMBINIMET PËR KUALIFIKIM
Prishtina duhet të shënojë fitore ndaj AEK-ut, por Energia duhet të mposht Astanan për t’u kualifikuar bardhekaltërit.
AEK-u shkon përpara nëse arrin fitore ndaj Sigal Prishtinës, pa marrë parasysh rezultatin nga ndeshja Astana - Energia.
Ndërsa Astana duhet të shënojë fitore ndaj Energias, e Prishtina mposht AEK-un, për t’u kualifikuar ekipi kazak.
Xhiroja e fundit:
1 dhjetor 2015 | Sigal Prishtina KOS - AEK Larnaca QIP | ||
2 dhjetor 2015 | Astana KAZ - Energia RUM |
TABELA AKTUALE E GRUPIT K:
1 | Energia RUM | 4-1 | 9 pikë | |
2 | AEK Larnaca QIP | 2-3 | 7 pikë | |
3 | Sigal Prishtina KOS | 2-3 | 7 pikë | |
4 | Astana KAZ | 2-3 | 7 pikë |