PLAY-OFF FINAL
Sigal Prishtina kampione e Kosovës
15 May, 2014 @21:47
Skuadra e Sigal Prishtinës ka arritur që të mposht Penzën edhe në ndeshjen e dytë finale të Play-Offit të Superligës së femrave, 80-64.
Me këtë fitore, skuadra e udhëhequr nga trajneri Fidan Shatri ka arritur që të mposht 2-0 Penzën për të arritur te titulli kampion me ekipin e tij.
Sigal Prishtina kishte mposhtur Penzën edhe në ndeshjen e parë të tyre të zhvilluar në Pejë dhe ka arritur te titulli përkundër se pejanet kishin avantazhin e terrenit vendas.
REZULTATI, Sipas çerekëve
Sigal Prishtina - Penza | 80-64 | (29-10, 21-21, 4-15 dhe 26-18) |
Koshashënueset te Sigal Prishtina:
1 | Irma Konjusha | 19 pikë | ||
2 | Donika Rexhepi | 16 pikë | ||
3 | Zërina Shatri | 15 pikë | ||
4 | Saranda Daci | 13 pikë | ||
5 | Gentiana Ismaili | 10 pikë | ||
6 | Hasani | 3 pikë | ||
7 | Braha | 1 pikë |
Koshashënueset te Penza:
1 | Vlora Idrizaj | 24 pikë | ||
2 | Valbona Bytyqi | 19 pikë | ||
3 | Jeta Zeka | 10 pikë | ||
4 | Fiona Beqiri | 8 pikë | ||
5 | Luci | 6 pikë | ||
6 | Krasniqi | 4 pikë |