Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET

Silver: Të nisim në qershor

Silver: Të nisim në qershor


10 May, 2020 @1:05

Vendimi për të vazhduar stinorin në NBA pritet të ipet shpejt, ndërsa qershori duket ideal.

Kështu u ka thënë Komesari Adam Silver lojtarëve të NBA-së në një video-takim që e kanë mbajtur të premten.

Sipas Bleacher Report Silver është duke shikuar mundësinë për të nisur ndeshjet, duke pasur parasysh edhe rrezikun nga COVID-19, ndërsa këtë vit nuk planifikohet që në paletra të ketë tifozë.

Për më tepër, Silver ka shtuar se është më sigurt për lojtarët dhe stafin e NBA-së që të përcaktohen disa qendra, një-dy-tre, për tu zhvilluar ndeshjet sesa të fluturohet prej qytetit në qytet.


 
Të gjitha lajmet nga NBA