PAS NDESHJES PEJA-LEVSKI
BOROZANI/Edrin Shkuliqi/Arkiv
Simeonov falenderon pejanët
3 February, 2016 @19:01
Aleks Simeonov, që është njëri ndër basketbollistët më të mirë të Levskit, pas fitores ndaj Pejës mbrëmë përveç tjerash ka falenderuar edhe tifozët e ekipit verdhezi për duartrokitjet pas ndeshjes.
“Ne kemi besuar që mund t’ia dalim kundër Pejës dhe këtë me lojë të mirë e kemi arritur. Dëshiroj t’i falenderoj bashkëlojtarët për lojën e treguar, ndërsa tifozët e Pejës për duartrokitjet pas fitores sonë,” ka thënë Simeonov pas fitores së ekipit të tij, shkruan faqja zyrtare e BIBL sot.
Simeonov ka shkëlqyer mbrëmë në “Karagaç” me double double prej 21 pikëve dhe 10 kërcimeve, ndërsa ka regjistruar edhe 6 asistime për bashkëlojtarët.