ARSIM THAQI, PAS HUMBJES

Sipas Thaqit, penalltitë prishën ekuilibrin
19 October, 2021 @16:05
Arsim Thaqi, trajner i Malishevës, ka bërë të ditur pas ndeshjes se ekipi i tij luajti shumë më mirë në pjesë të dytë, pasi që në pjesë të parë penalltitë e dhëna për Prishtinën prishën ekulibrin e ndeshjes.
Gjithashtu, ai ka shtuar se ka dilema për ato penallti. E në fund, ia ka uruar fitoren atyre.
“Ekuilibrin e lojës e kanë prishur dy penalltitë për të cilat kam dilemat e mia. Ne në pjesë të dytë luajtëm shumë mirë pasi që s’kishim çka të humbnim. Shënuam një heër, por nuk shfrytëzuam rastet tjera. Urime Prishtinës fitoren,” është shprehur ai.
Me humbjen e sotme, numri i humbjeve të Malishevës këtë stinor ka shkuar në katër, ndërsa kjo është e dyta me radhë.