Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZEKIRIJA RAMADANI, PAS FITORES

Kishim presion, nuk kemi qetësi

Kishim presion, nuk kemi qetësi


19 October, 2021 @16:00

Trajneri që bëri Prishtinën kampion në stinorin e kaluar, Zekirija Ramadani, në deklartën e tij dhënë pas fitores së sotme ndaj Malishevës ka thënë se e mirëpret fitoren, por nuk janë të qetë.

“Mungesa e rezultateve ka bërë që sot të kërkojmë vetëm fitore. Ishte e para si vendas që e arritëm dhe presioni ka qenë brenda grupit. Fitorja s’na sjell qetësi e as vetëbesim, pasi duhet të bëjmë fitore radhazi” ka thënë ai.

Prishtina ka arritur sot fitoren e parë si vendas në Superligë për këtë edicion. Prishtina mposhti Malishevën 2-1.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga