Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - DRITA

Drita fiton pas 4 xhirove, i afrohet liderëve

Foto: FC Drita

Drita fiton pas 4 xhirove, i afrohet liderëve


19 October, 2021 @14:52

Pas 4 ndeshjeve radhazi pa fitore, Drita më në fund ka arritur t’i arkëtojë 3 pikë në Superligë!

Gjilanasit sot triumfuan 0-2 (Marko Simonvski 51’, Almir Ajzeraj 75’) ndaj Feronikelit në Drenas, për t’ u rikthyer kështu te fitoret pas një kohe të gjatë.

Përkundër orvatjeve për shënim, pjesa e parë mes skuadrave u mbyll pa gola, e më interesante ishte pjesa e dytë.

TABELA AKTUALE

Në minutën e 51’, Marko Simonovski i Dritës shënoi për 0-1, e për shkak që shënoi ndaj ish-skuadrës së tij, Simonovski nuk e festoi golin. Asistues te ky gol ishte mbrojtësi i majtë Ilir Blakçori.

I njëjti lojtar, Ilir Blakçori, asistoi edhe te goli i sigurisë për skuadrën e Dritës. Për 0-2 në minutën e 75’ shënoi Almir Ajzeraj dhe ndeshja u mbyll me këtë rezultat.

Kjo fitore e afron Dritën 1 pikë larg kreut, megjithëse Drenica e Ballkani ende s’i kanë luajtur ndeshjet e tyre të xhiros. Në anën tjetër, Nikli tashmë ka rënë në zonën e rrezikshme.

Xhiron që vjen, Drita i shkon Llapit në Podujevë, kurse Nikli i shkon Gjilanit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga