PRISHTINA - BESIKTAS
S’ka revansh për Prishtinën
9 September, 2013 @21:28
Ndeshja e dytë miqësore ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Besiktasit, e zhvilluar në palestrën Sezai Surroi të Prizrenit, ashtu si edhe ndeshja e parë, i takoi skuadrës turke Besiktas.
Ekipi i Ahmet Kandemirit shënoi fitore me rezultat 74-81.
Çereku i parë (20-18) dhe i dytë (39-34) kaloi në të mirë të prishtinasve, ndërsa nga çereku i tretë, ngjashëm si në ndeshjen e parë, epërsia filloi të shkrihej.
Turqit, të cilën hynë në çerekun e katërt me -2 pikë disavantazh (60-58) arritën që ta kthejnë rezultatin në të mirë të tyre dhe ta mbajnë atë deri në fund të takimit.
Dardan Berisha, sikurse në ndeshjen e parë, përsëri nuk u aktivizua fare, megjithëse ishte i përfshirë në formacion.
Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte lituanezi i Prishtinës, Aurimas Kieza me 16 pikë, ndërsa në anën tjetër, tek Besiktasi më i dalluari ishte Bradley Buckman me 15 pikë.
Koshashënuesit e Sigal Prishtinës
1 | Aurimas Kieza | 16 pikë | ||
2 | Kendrick Jones | 14 pikë | ||
3 | Tay Waller | 14 pikë | ||
4 | Alban Veseli | 9 pikë | ||
5 | Fisnik Rugova | 8 pikë | ||
6 | Blerim Mazreku | 8 pikë | ||
7 | Muhamed Hasani | 3 pikë | ||
8 | Kreshnik Juniku | 2 pikë |
Koshashënuesit e Besiktasit
1 | Bradley Buckman | 15 pikë | ||
2 | Chris Lofton | 14 pikë | ||
3 | Muratcan Guler | 12 pikë | ||
4 | Kartal Ozmizrak | 9 pikë | ||
5 | Ryan Broekhoff | 9 pikë | ||
6 | Tomislav Ruzic | 8 pikë | ||
7 | Gokhan Sirin | 6 pikë | ||
8 | Colton Iverson | 5 pikë | ||
9 | Kevin Foster | 3 pikë |