EUROBASKET 2013

Fitorja e LEHT-onisë!
9 September, 2013 @16:43
Befasi e Eurobasketit të kaluar, Maqedonia, kësaj radhe u eliminua në fazën e parë të grupeve. Maqedonët u mposhtën nga Letonia, në ndeshjen që ishin gjatë tërë kohës në disavantazh. Borozani.com
Kaspars Berzins dhe Kristaps Janicenoks, të cilët luajtën me nga 15 pikë secili, ishin lojtarët që u dalluan më së shumti kundër maqedonasve.
Ndërsa në anën tjetër, lojtari i Atlanta Hawksit, Pero Antic, shënoi 16 pikë, por kontributi i tij nuk mjaftoi për fitore.
Ukraina në fazën e dytë
Përfaqësuesja e Ukrainës, arriti një sukses të madh në Grupin A. Me katër fitore e një humbje, ata e siguruan fazën e dytë të grupeve. Fitorja e fundit, erdhi kundër Britanisë së Madhe, me rezultat 87-68.
Matadorët si gjithmonë
Spanja arriti fitoren e radhës kundër Gjeorgjisë me rezultat 83-59. Matadorët, tërësisht dominuan në ndeshje, ku më së shumti pikë shënoi Ricky Rubio me 16 pikë. Ai gjithashtu lujti edhe me 5 kërcime e 3 asistime.
Finlanda po befason
Mund të themi se befasia e këtij kampionati, është Finlanda. Pasi që e mposhtën Turqinë e Rusinë, ata arritën ta befasojnë edhe Greqinë, të cilët e mposhtën me rezultat 86-77.
Petteri Koponen, ishte i pandalshëm me 29 pikë të shënuara, kurse në anën tjetër më i miri ishte Nikos Zizis me 19 sosh.
Rezultatet e ndeshjeve
Letonia | Maqedonia | 76 | 66 |
Gjeorgjia | Spanja | 59 | 83 |
Britania e Madhe | Ukraina | 68 | 87 |
Greqia | Finlanda | 77 | 86 |