EUROBASKET 2013
Fitore pa vlerë
8 September, 2013 @23:20
Turqia më në fund fitoi, por kjo fitore nuk kishte vlerë, ngase ata u eliminuan nga Kampionati Europian në ndeshjen e tretë, kundër Greqisë. Megjithatë fitorja e turqve është regjistruar. Ata e mposhtën Suedinë me rezultat 87-74.
Tridhjetë vjeçari Ender Arslan, ishte më i miri tek turqit me 22 pikë të shënuara. Ai u ndihmua edhe nga lojtari i Milwaukee Bucksit, Ersan Ilyasova me 21 sosh.
Turqia nesër do të luaj një tjetër ndeshje formale, pikërisht me Rusinë, ku edhe ata janë duke e kaluar kampionatin në mënyrë katastrofale, ngase i humbën të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri më tani.
Izraeli e mposhti Belgjikën
Një fitore tjetër formale, erdhi nga Izraeli. Sikurse Turqia, edhe ata janë të eliminuar nga Kampionati Europian. Izraelitët arritën ta mposhtin Belgjikën me rezultat 87-69, ndërsa më i dalluari në ndeshje ishte Afik Nissim me 23 pikë.
Sllovenia e shijon humbjen
Nikoqirja Sllovenia, pësoi humbje për herë të parë, në ndeshjen e katërt kundër Kroacisë, pas vazhdimeve. Ndeshja përfundoi me rezultat 76-74 në favor të Kroacisë.
Më i disponuari në ndeshje, ishte lojtari i Fenerbahçe Ulkerit, Bojan Bogdanoviç, i cili luajti me 24 pikë e 7 kërcime. Ndërsa në anën tjetër, 23 pikët e yllit nga NBA Goran Dragic, nuk mjaftuan për fitoren e radhës të Sllovenisë.
Lituanezët triumfojnë pas vazhdimeve
Edhe lituanezët, arritën të fitojnë pas vazhdimeve, në ndeshjen kundër Malit të Zi. Rezultati final i ndeshjes ishte 77-70 në favor të Lituanisë.
Qendra Ksistof Lavrinovic, ishte më meritori në fitoren e ekipit të tij me 24 pikë të shënuara.
Rezultatet e ndeshjeve
Suedia | Turqia | 74 | 87 |
Sllovenia | Kroacia | 74 | 76 OT |
Lituania | Mali i Zi | 77 | 70 OT |
Izraeli | Belgjika | 87 | 69 |