Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROBASKET

Italia e mrekullueshme

FIBA Europe/ Castoria/ Ceretti

Italia e mrekullueshme


8 September, 2013 @19:48

Italia është lidere e grupit D dhe njëkohësisht ekipi i vetëm i pamposhtur në këtë grup.

Përfaqësuesi i Gadishullit Apenin e mposht Greqinë me rezultat 72-81, duke ia shkaktuar humbjen e parë në këtë kampionat.

Ylli i San Antonio Spurs, Marco Belinelli, kishte paraqitje të shkëlqyeshme në këtë ndeshje. Ai luajti me 23 pikë, 7 kërcime e 3 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Luigi Datome që e përmbylli takimin me 19 pikë.

Lojtari kryesor i grekëve, Vassilis Spanoulis, sikurse kundër Turqisë, as në këtë ndeshje nuk luajti fare për shkak të lëndimit. Mungesën e tij u mundua ta mbulojë Nikos Zisis, i cili realizoi 16 pikë, 3 kërcime dhe 4 asistime.

 

Serbia i kthehet fitoreve

 

Pas humbjes ndaj Maqedonisë, përfaqësuesja e Serbisë i është kthyer fitoreve, pasi e mposhti Letoninë me rezultat 80-71.

Qendra serbe, Nenad Krstic, ishte i pandalshëm nën kosh. Ai ishte gjithashtu edhe koshashënuesi më i mirë i takimit me 25 pikë, derisa tek letonezët më i miri ishte Kristaps Janicenokos që realizoi 18 pikë.

 

Ukrainën e ndal Franca

 

Skuadra e pamposhtur e grupit A, Ukraina, është njoftuar me humbjen. Ajo u mposht nga Franca me rezultat 71-77, megjithëse në çerekun e katërt skuadrat hynë me rezultat të barabartë 51-51.

Toni Parker shkëlqeu në ndeshje, pasi realizoi plot 28 pikë.

Në anën tjetër, tek urainasit më i miri ishte plejmekeri Eugene Jeter me 20 pikë e 6 kërcime, por atij i mungoi ndihma e bashkëlojtarëve, pasi që ishte i vetmi te Ukraina me pikë dyshifrore.

 

Çekia, më lehtë se që pritej

 

Republika e Çekisë ka shënuar fitoren e dytë në grupin C. Ajo e mposhti rivalin e drejtpërdrejtë, Gjeorgjinë, me epërsi prej 16 pikëve, 95-79.

Në fitoren e cila ishte shumë më e lehtë se që pritej, u dallua Jan Vesely, i cili luajti me double-double, me 27 pikë dhe 10 kërcime.

Në anën tjetër, dyshja gjeorgjiane, George Tsintsadze dhe Manuchar Markoishvili, luajtën me nga 20 pikë secili, mirëpo humbja ishte e pashmangshme për ekipin e tyre.



Rezultatet e ndeshjeve

Greqia Italia 72 - 81
Serbia Letonia 80 - 71
Ukraina Franca 71 - 77
Republika Çeke Gjeorgjia 95 - 79

EUROBASKET

Bosnja shpërthen në fund

International

Bosnja shpërthen në fund

08/09/13 @ 16:48

EUROBASKET 2013

Eurozhgënjimi Turqia

International

Eurozhgënjimi Turqia

07/09/13 @ 23:03

EUROBASKET

Kroatët mposhtin Poloninë

International

Kroatët mposhtin Poloninë

07/09/13 @ 19:50

EUROBASKET

Serbia pa zgjidhje për McCalebb-in

International

Serbia pa zgjidhje për McCalebb-in

06/09/13 @ 23:48

EURO DIV. B U-16 - PRISHTINA 2023

Qiproja U-16 tregohet e fortë, Kosova mbetet pa finale

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja/International

Qiproja U-16 tregohet e fortë, Kosova mbetet pa finale

27/07/23 @ 11:27

PA FITORE NË GRUP!

EURO Div. B: 5 ndeshje, 5 humbje për Kosovëvn U18

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja/International

EURO Div. B: 5 ndeshje, 5 humbje për Kosovëvn U18

27/07/23 @ 11:11

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

PARAKUALIFIKIMET PËR EUROBASKET 2025

Edhe Danimarka mposht Zvicrën, e pret Kosovën

Përfaqësuesja/Përfaqësueset e tjera/Eurobasket/International

Edhe Danimarka mposht Zvicrën, e pret Kosovën

22/07/23 @ 19:56

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

FIBA EURO DIV. C U-16 - PRISHTINA

Kosova U-16 shpreson në fillim me fitore

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja/International

Kosova U-16 shpreson në fillim me fitore

19/07/23 @ 11:12

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

17/07/23 @ 23:19

FLET SELEKTORI

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

FBK Superliga/Përfaqësueset e tjera/International

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

17/07/23 @ 16:44

BILETAT PËR NDESHJE

Dalin në shitje biletat për Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Dalin në shitje biletat për Kosova-Zvicra

17/07/23 @ 16:16


 
Të gjitha lajmet nga International