PLAY OUT / TREPÇA - ISTOGU
Skuadra e fundit e Superligës, caktohet sot
29 April, 2021 @10:28
Ndeshja e dytë e Play Outit në mes të Trepçës dhe Istogut, do të luhet sot nga ora 17:00.
Skuadra mitrovicase në ndeshjen e parë e mposhti Istogun me rezultat 70-99 dhe ka një avantazh prej 29 pikëve.
Në anën tjetër Istogu duhet të fitojë me 30 pikë epërsi për të shpresuar në Superligë.