GRUPI A: ISLANDA-SLLOVENIA
Sllovenia e pamëshirshme, e katërta me radhë
5 September, 2017 @14:54
Përfaqësuesja e Sllovenisë ka shënuar edhe fitoren e katërt në Grupin A të Eurobasket 2017, duke e mposhtur sot Islandën 102-75.
Islanda i ka bërë ballë Sllovenisë vetëm në çerekun e parë të ndeshjes, kur kishin epërsi 25-23, por në çerekun e dytë sllovenët treguan fuqinë e vërtetë të tyre dhe me 37-18 morën epërsinë, që doli të jetë e pakapshme deri në fund të ndeshjes.
Goran Dragic përsëri ka shkëqlyer për Slloveninë. Fundoi i Miami Heat ka shënuar 21 pikë, 4 asistime dhe 4 kërcime në fitoren e ekipit, derisa ka luajtur me indeks efiçence, 25.
TABELA AKTUALE EUROBASKET 2017 dhe ORARI I NDESHJEVE
Jaka Blazic shtoi 15, ndërsa Klemen Prepelic 14 pikë të tjera në fitoren e katërt nga katër ndeshjet e para në Grupin A për ‘kulçedrat’.
Te Islanda vetëm tre lojtarë arritën të shënojnë pikë dyshifrore: Martin Hermannsson, 18, Hlynur Baeringsson 14 dhe Haukur Palsson 14 pikë.
Derisa Sllovenët tash kanë bilanc 4-0, Islanda mbetet ende pa fitore në këtë grup me 0-4.