EUROBASKET 2017
Sllovenia forcon shtabin teknik
9 June, 2016 @13:49
Njëra prej kundërshtarëve të përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet për Eurobasket 2017, Sllovenia, ka bërë një hap të madh drejt përforcimit të shtabit teknik.
Ish basketbollisti i kësaj përfaqësueseje, Jaka Lakovic, që ka numër rekord të paraqitjeve (86) me Slloveninë, është emërtuar ndihmëstrajner i përfaqësueses.
Lakovic do të bashkëpunojë me përzgjedhësin Igor Kokoskov, i cili njëkohësisht kryen edhe detyrën e ndihmëstrajnerit te skuadra nga NBA, Utah Jazz.
Sllovenia dhe Kosova gjenden në grupin E së bashku me Ukrainën dhe Bullgarinë.