LLOGARISIN
Vllaznia mund t’i kthehet BIBL
9 June, 2016 @12:35
Sipas një njoftimi të botuar në faqen zyrtare të ligës ballkanike, thuhet që Shqipëria mund të ketë përsëri pjesëmarrës në BIBL për stinorin e ri 2016/17.
“Pas diskutimeve me kreun e FSHB-së ka mundësi të mëdha që Shqipëria të ketë përsëri një përfaqësueses në ligën ballkanike nga stinori i ardhshëm,” ka shkruar njoftimi.
Vllaznia e Shkodrës ka qenë pjesë e BIBL në stinorin 2014/15, ndërsa nuk morri pjesë në stinorin që e lamë pas.
Vllaznia është shpallë përsëri kampione e Shqipërisë dhe besohet që ajo do të jetë pjesëmarrësja e radhës në BIBL.