PAVIC
S’na eci shuti
14 October, 2015 @11:47
Shefi kroat i Pejës, Branimir Pavic, ka thënë se mosshënimi i pikëve ka qenë faktor që ka çuar Pejën drejt humbjes në përballjen e parë të BIBL për këtë stinor.
“Ka qenë një ndeshje ku ne nuk po mund të shënonim nga shutimet tona. Jemi ekip që kemi shuterë të mirë, por s’e bëmë këtë si duhet në këtë lojë, për këtë edhe humbëm. Uroj Bashkimin, ata ishin më të mirë në këtë ndeshje. Por ne mund të luajmë shumë më mirë,” ka thënë Pavic, transmeton faqja zyrtare e BIBL sot.
Peja ka regjistruar humbjen e parë në të gjitha garat këtë stinor mbrëmë ndaj Bashkimit në Prizren.
Verdhezinjtë janë fitues aktual të Kupës dhe Superkupës së Kosovës.