Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FEDERATA

Sot Kuvendi i FBK-së, kryetari aktual kandidat i vetëm

Foto: FBK

Sot Kuvendi i FBK-së, kryetari aktual kandidat i vetëm


18 December, 2020 @12:18

Sot nga ora 15:00 do të mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kuvendi mbahet në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina” dhe numri i pjesëmarrësve do të jetë i limituar në 50, për shkak të masave anti-Covid19.

Bordi i FBK-së, në bazë të nenit 3 të Rregullores së Punës për Kuvendin e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe nenit 15 dhe 17 të Statutit të FBK-së, konvokon Kuvendin e Rregullt Zgjedhor, në të cilin do të zgjedhen organet e reja drejtuese të FBK-së për ciklin katër vjeçar 2020-2024, në bazë të ciklit olimpik të Lojërave Olimpike Verore.

Siç kemi njoftuar edhe më herët, kryetari aktual i FBK-së, Arben Fetahu, është kandidati i vetëm, pasi ka siguruar nominimet e nevojshme nga klubet e basketbollit.

Përndryshe, sekretarja e përgjithshme e FBK-së Elvira Dushku nuk do të jetë prezente në këtë Kuvend sot, pasi që orë më parë ka bërë të ditur përmes llogarisë së saj në Facebook se pas simptomave të shfaqura është testuar pozitivisht me COVID-19.


 
Të gjitha lajmet nga