KINA 2019
Spanja mposhtë bindshëm Serbinë
8 September, 2019 @16:45
Përfaqësuesja e Spanjës, e mposhti Serbinë bindshëm me rezultat 81-69 në kuadër të Kampionatit Botëror Kina 2019.
Në krijimin e epërsisë së Spanjës luajti rol të rëndësishëm ndihma nga banka rezervë, derisa ndikoi edhe largmimi i Nikola Jokicit në çerekun e tretë me dy gabime teknike për Serbinë.
Ricky Rubio luajti me 19 pikë e 5 kërcime e 4 asistime te Spanja, derisa u ndihmua edhe nga Victor Claver me 14 pikë e 7 kërcime.
Te Serbia u dallua Bogdan Bogdanovic me 26 pikë, 10 kërcime e 6 asistime.
Kjo ishte humbja e parë e Serbisë, megjithatë kualifikohen në çerekfinale.
Në çerekfinale Spanja do të takohet me Poloninë, ndërsa Serbia me Argjentinën.
Pas ndeshjeve të nesërme do t’i kuptojmë të gjitha çiftet çerekfinale.
Sa i përket rrugës drejt finales, me shumë gjasë SHBA-të dhe Serbia do të ndodhen në të njëjtën anë, pra mund të takohen në gjysmëfinale, por jo edhe në finalen e madhe.