EUROLEAGUE

Spanjollët i fitojnë turqit
26 October, 2012 @2:33
Fenerbahçe Ulker, Euroleague-së ia nisi si rrufe. Pas dy fitoreve, plani ishte që të triumfojnë për herë të tretë edhe kundër Real Madridit.
Por nuk ndodhi siç planifikuan, sepse ndikoi lëndimi i dirigjentit Bo McCaleeb, i cili u lëndua kundër Union Olimpija Ljubljana dhe megjithëse luajti kundër ‘losblancosve’, nuk ishte i gatshëm 100 për qindë.
Nuk duhet të hedhet poshtë edhe loja e mirë e Real Madridit, të cilët ishin të koncentruar më mirë dhe dëshiruan fitoren më shumë, ngase javën e kaluar humbën për një pikë në ndeshjen dramatike kundër Khimkit të Moskës.
Ndërsa në Stamboll arritën ta mposhtin ‘kanarinat’ me rezultat 83-75.
Ylli i ndeshjes ishte padyshim lojtari me përvojë nga NBA, Rudy Fernandez, i cili shënoi 21 pikë dhe i bëri 5 asistime, ndërsa 14 pikët e turkut Omer Onan, nuk mjaftuan për fitoren e tretë të skuadrës turke.
Besiktasin e frenoi Barcelona
Sikurse Feneri, edhe Besiktasi ia nisi ligës me dy fitore. ‘Shqiponjat e zeza’, për herë të parë në histori të klubit po garojnë në Euroleague.
Në ndeshjen e tretë të tyre, kundërshtari ishte kampioni dyfishtë Barcelona. Me ndihmën e lojtarëve Nate Jawai, Ante Tomic dhe Mickael Pete, katalonasit, ia shkaktuan humbjen e parë Besiktasit me rezultat 72-60.
Çfarë guximi! e mposhtën kampionin në Greqi
Skuadra lituaneze Zalgiris Kaunas arriti t’i befasojë grekët, duke pasur parasysh që gjiganti Olympiacos, zakonisht në këtë sallë nuk humb aq lehtë. Me lojë të mirë lituanezët arritën ta mposhtin kundërshtarin me rezultat 79-61 dhe numrin e fitoreve e ngritën në 3.
Rezultatet e takimeve:
Grupi A
Fenerbahce Ulker Istanbul – Real Madrid 75-83
Grupi B
Elan Chalon-sur-Saone – Maccabi Electra Tel Aviv 61-90 Asseco Prokom Gdynia – Alba Berlin 77-66
Grupi C
EA7 Emporio Armani Milan – Caja Laboral Vitoria 85-95 Olympiacos Piraeus – Zalgiris Kaunas 61-79
Grupi D
CSKA Moscow – Brose Baskets Bamberg 76-67 Lietuvos Rytas Vilnius – Partizan mt:s Belgrade 69-61 FC Barcelona Regal – Besiktas JK Istanbul 72-60